oltaAktoren Olta Gixhari do ta shohim së shpejti në një rol të ri.

Blitz.al ka zbuluar se biondja seksi do të jetë sezonin e ardhshëm në rolin anëtares së jurisë në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”.

Spektakli ku VIP-at transformohen në personazhe të huaj dhe shqiptarë do të rikthehet në ekranin e Tv Klan dhe këtë herë opinionet dhe vlerësimet për personazhet publike do t’i japë Olta Gixhari me kolegët e saj.

Vitin e kaluar, në spektaklin e producenteve Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka ishin tre anëtarë jurie: Arian Çani, Bojken Lako dhe Bleona Qereti.

Kjo e fundit ka pasur debate për çështje pagesash me producentet e spektaklit, ndaj ata kanë zgjedhur ta zëvendësojnë me aktoren seksi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here