Nuk do te mund ta vazhdoje me sfiden e saj per ne finalen e madhe te Dancing with the Stars, aktorja Olta Gixhari.

Ne perballje mes CaCaCa-s se saj dhe Carlestonit te Shpat Kasapit, si personazhet vip qe dolen ne sfiden “Dance Off”, juria mbajti ne gare kengetarin nga Maqedonia.

Me heret gjate mbremjes, personazhet e mbetur vip performuan ne dy manshe te ndryshme kercimi. Pjesa e pare e spektaklit qe vjen si prodhim i Tring Dixhital e Vizion Plus, iu kushtua teresisht muzikes shqiptare, ku yjet interpretuan nen keto ritme vals dhe tango.

Me ritmike kane qene performacant e dyta te personazheve te Dancing with the Stars. Ata kane zgjedhur CaCaCa dhe Carleston, per t’i kerkuar brenda nje mbremje dy here votat dhe simpatine e publikut.

Nje surprize ne kete puntate te Dancing with the Stars ishte edhe i ftuari special i mbremjes. Balerini i spektaklit te njohur “Amici” ne rrjetin mediatik italian “Mediaset”, Hose Perez u be pjese e teatrit te yjeve, ne nje performance rumba me balerinen fituese te nje edicioni me pare, Linda Poda.

Balerini I njohur kubanez, iu nenshtrua ne fund edhe vlersimit te jurise se “Dancing with the Stars”, si pjese e rregullave te ketij spektakli me patente nderkombetare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here