E larguara e fundit nga “Dancin With the Star’s”, aktorja Olta Gixhari, ka thënë se ajo do të dëshironte që fitues të këtij shou t’i shohë njërin nga ky konkurrentët kosovarë, Enver Petrovcin ose Agnesa Vuthaj.

“Do të doja që si fitues të shikoja Petrovcin ose Agnesën, megjithëse do të më pëlqente që ai që më eliminoi mua (Shpati) të dilte fitues”, ka pohuar Olta.

Ajo ka theksuar se nuk e ka pritur eliminimin nga gara, por është e bindur se do të mbahet mend gjatë në historinë e “Dancing Withe the Stars’s” duke u bazuar në komentet e fansave.

Megjithëse nuk ka gjetur arsye për largimin nga gara, Olta e ka marrë se sportivitet eliminimin. “Nuk është fundi i botës”, ka thënë ajo.

Olta nuk doli duarthatë pasi tashmë ka bërë publike lidhjen e saj me ish-banorin e Big Brother, Olsin, shkruajnë mediat shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here