E ka nisur rrugën e këngës shumë e re dhe po aq e re u bë e njohur pasi ajo vajzë e vogel, vetëm pesëmbëdhjetë vjecare do të përfaqësonte Shqipërinë në Eurosong. Kjo është këngëtarja Olta Boka. Me një zë shumë të vecantë arriti që të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve dhe e bëri atë një këngëtare shumë të dashur për publikun.

Nëse të gjithë e kujtojnë si një vajzë të vogël, ajo tashmë është një studente që do të diplomohet këtë vit për drejtësi në Universitetin Shtetëror.

Por dëshira për të studiuar në ktë drejtim nuk është vetëm e Oltës : ‘’Un ë momentalisht jam duke ndjekur studimet e larta në fakultetin e Drejtësisë në Universitetin shtetëror dhe sivjet diplomohem, sipas sistemit të Kartës së Bolonjës. Përvec se duke plotësuar një dëshirë timen që e vogël, unë në një farë mënyre po coj në vend edhe amanetin e gjyshes sime’’.

Ndryshe Olta Boka veq angazhimeve me studime, për momentin po punon edhe rreth një kënge të re, të cilës do t’ia realizojë edhe videoklipin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here