Olta Boka fillon punën në komunën e TiranësKa kohë që nuk ka sjell këngë të re, por kjo nuk do të thotë se këngëtarja po qëndron pasive.

Olta Boka ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram ku tregon se është punësuar si koordinatore në Këshillin e Qarkut të Tiranës.

“Të jesh e talentuar është fat! Meritë është të punosh përtej talentit! Prej gati 7 muajsh përjetoj një eksperiencë të re, të paprovuar më parë! Të zgjimit të hershëm, me një motiv, qëllim dhe dëshirë për të bërë më të mirën çdo ditë,” ka shkruar 25-vjeçarja.

Olta duket se e ka marrë seriozisht këtë punë dhe e vlerëson shumë postin që i ka dhënë, transmeton Telegrafi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here