Skenat e fundit të Olivia Wilde në rolin e Dr. Remy ‘Thirteen’ Hadley në serialin “House”, janë dhënë të hënën mbrëma.
Aktorja 27-vjeçare bëri një pauzë nga drama mjekësore, të cilën e kishte filluar në vitin 2007, por u kthye për një episod të fundit, para se t’i thoshte lamtumirë këtij seriali, për t’u angazhuar në karrierë filmike.
“Karriera e ime filmike është falë ‘House’”, ka thënë ylli i filmit “Tron: Legacy”, duke pranuar se ka mësuar shumë nga xhirimet e këtij seriali, në rolin kryesor të të cilit luan Hugh Laurie.