Olivia Waild pozon me bikini për “GQ”Konsiderohet si një nga femrat më të bukura të botës. Dhe arsyet duhet se janë të dukshme. Sidomos pasi shikon shërbimin më të fundit fotografik që “GQ” i dedikon numrit të muajit tetor.

Ajo është Olivia Uajld, ish-aktorja e “The O.C.” dhe “Dr. House”. Dhe më e rëndësishmja është që asaj nuk i duhet të zhvishet tërësisht për të magjepsur.

Edhe me bikini, Olivia shfaqet plot sensualitet dhe bukuri.

Një bukuri vërtet e veçantë, fizikun elegant por të plotë në linja, një antitezë e vërtetë e modeleve me forma të dukshme. Ai që bën ndryshimin me të tjerat, është edhe stili i veçantë.

Për revistën “GQ” Olivia pozon në plazh me bikini dhe me kostum banjoje, por energjia e saj erotike është e pagabueshme dhe e pabesueshme. Janë detajet ndoshta që e bëjnë të jetë kaq seksi, flokët e gjatë të errët, buzët sensuale, shikimi magnetik… me pak fjalë, e përkryer.

PËr klasifikimin e “Maxim Worldide 2009” të realizuar disa kohë më parë, Uajld është më e bukura. Ajo madje arriti të superonte bukuroshen Megan Foks, që prej vitesh renditet në vend të parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here