Oksana Grigorieva, ka konfirmuar spekulimet se dyshja janë ndarë, gjatë një konference të shtypit në vendlindjen e saj në Rusi.

Kompozitorja kishte promovuar një koncert të saj të ardhshëm në Moskë gjatë të hënës, kur publikisht bëri të ditur lajmin e ndarjes.

Mund t’ju them se… ne jemi ndarë, papritmas dhe tash së fundi.

Fatkeqësisht, nuk mund t’ua jap arsyet. Por do të kuptoni gjithçka shumë shpejt. Jemi ndarë me mirëkuptim nga të dy palët dhe do të rrisim fëmijën së bashku”, ka thënë Grigorieva.

Pianistja së fundi lindi vajzën e Gibson, Lucia në muajin tetor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here