Oficeri i policisë: 2Pac është gjallë, u pagova 1,5 mln dollarë për të sajuar vdekjen e tijKa pasur vazhdimisht teori konspirative në vite lidhur me vdekjen e këngëtarit amerikan, Tupac Shakur, por kjo e fundit duket vërtetë intriguese.

Një oficer policie që gjendet në shtratin e vdekjes ka rrëfyer se është paguar 1,5 mln dollarë për të sajuar vdekjen e reperit në vitin 1996.

Tupac Shakur, i cili njohet më së shumti si 2Pac u qëllua për vdekje në moshën 25 vjecare, në makinën e tij teksa gjendej në Las Vegas. Por sipas oficerit të policisë David Myers, në të vërtetë 2Pac nuk vdiq atë ditë.

“Bota duhet ta dijë se çfarë kam bërë. Më vjen turp nga vetja që arrita të shitesha në këtë mënyrë, por nuk mund të vdes pa i treguar botës të vërtetën”, ka thënë oficeri.

Ai ka shtuar më tej se Suge Knight, i cili ndodhet në proces gjykimi për këtë rast, e ndihmoi për të sajuar vdekjen e këngëtarit dhe veç tyre, janë edhe disa persona të tjetër pjesë e këtij inskenimi.

Oficeri rrëfeu gjithashtu se Tupac pagoi 50 mijë dollarë që një trup i vdekur të çohej në morg në vend të tij. Megjithatë, sado intriguese të duket, nuk është çudi ky duhet të jetë një tjetër mashtrim, i ngjashëm me shumë të tjerë që kanë pasuar vdekjen tragjike të reperit 25 vjeçar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here