Edhe pse vitet po i ikin, ajo po mundohet që në çdo paraqitje të duket sa më bukur dhe e freskët. Ndonëse me këto përpjekje Mihria ia arrin të duket shumë sensuale dhe tërheqëse për çdo kënd.

Vlen të ceket projekti i fundit me këngën dhe videoklipin “Veq ty të dua” në të cilin Mihria thotë se është munduar të duket më ndryshe dhe sa më bukur. “Në momentin kur e përfunduam videoklipin dhe dola nga dera, thash me vete se a ia arrita edhe kësaj here.

Deri më tani gjatë tërë karrierës sime kam provuar çdo gjë, kam sakrifikuar shumë për çdo projekt timin. Kam eksperimentuar me veshje, me stil dhe çdo herë ia kam arritur. Prandaj edhe në këtë projekt kam dashur të arrijë sikurse gjithnjë. Droja se mos po lë diçka mangut, por fatmirësisht jo, çdo gjë shkoi për mrekulli. Arrita të realizoj një këngë dhe videoklip të bukur”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Sipas Mihries kënga përmban një tekst dashurie që mund të prekë çdo zemër njeriu, është shkruar, komponuar dhe orkestruar nga Jeton Berisha, anëtar i bendit të Naimit “Albanët”. Risi tjetër te Mihria është edhe oferta e fundit nga një regjisore daneze e cila për momentin ndodhet në Kosovë për të realizuar një skenar të saj në një film danez që do të përgatitet në Danimarkë.

“Edhe pse nuk kam shumë njohuri dhe të drejtë të flas për këtë ofertë nga një regjisore daneze, por për gazetën “Zëri” po e zbuloj në disa pika të shkurtra se bëhet fjalë për një film danez, ku pjesë e saj pritet të jemi unë dhe Naimi. Në realitet regjisorja na ka marrë në intervistë mua dhe Naimin, ku kemi folur për jetën dhe karrierën tonë artistike dhe një pjesë të këtij skenari do ta paraqesë në film, i cili do të realizohet në Danimarkë”, ka rrëfyer ajo. Mihrija shpreson që ky skenarë të ketë sukses në film dhe karriera e tyre të merr përmasa më të gjëra.

Përveç këtyre projekteve ajo thotë se është e angazhuar edhe në realizmin e emisionit “Odeon” që sipas saj po arrin të pëlqehet mjaftë shumë në publik. “Emisioni “Odeon” çdo herë e më shumë po tërheq vëmendjen e opinionit, po punojmë maksimalisht në mënyrë që emisioni të bëhet edhe më i kërkuar për publikun”, shprehet në fund ajo. Mihrija tani është në prag të fillimit të projekteve për programet festive për festat e fundit, në të cilat thotë se do të ketë edhe disa paraqitje të reja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here