Vajzës së David dhe Victoria Beckham kanë filluar t’i vijnë oferta pune edhe pse është vetëm 9-muajshe.

Një firmë rrobash për fëmijë ka kontaktuar me çiftin e famshëm për t’i ofruar mundësinë që Harper Seven të bëhet imazhi i markës. Firma e ka bërë ofertën nëpërmjet një letre drejtuar vajzës ku shkruhet:

“Duke qenë se prindërit e tu janë ikona të modës nuk shohim arsye pse ti të mos nisësh karrierën tënde në industrinë e modës edhe pse në një moshë shumë të vogël. Por, meqënëse ligjet nuk e lejojnë punën e fëmijëve nuk mund të negociojmë detajet e kontratës me ty dhe i kemi dërguar një kopje të kësaj letre edhe prindërve të tu. Do të flasim me ta për honoraret e tua, por mund të themi që do të të paguajmë një shumë të madhe parash në mënyrë që të jesh imazhi i firmës sonë.”

Nuk dihet ende se kush është përgjigja që i është kthyer firmës së veshjeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here