Presidenti i parë me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kujtuar xhestin e gruas, që me shumë mundësi ka bërë të mundur emërimin e tij.

Kur në vitin 1955 Rosa Parks refuzoi ti lironte vendin një të bardhi, duke sfiduar ligjin e Alabamës, mundësia që një qytetar me ngjyrë të bëhej njëriu më i pushtetshëm dhe influent i botës, ishin larg edhe thjesht ta mendoje.

Më shumë se gjysëm shekulli më pas, Obama, për të rifituar besimin e elektoratit me ngjyrë në Michigan, kujton guximin dhe vendosmërinë e kësaj gruaje të madhe dhe pozon njësoj si ajo vetëm në një autobus, si një qytetar i cfarëdoshëm që kthehet nga puna. Një qytetar cfarëdo që, si Parks, ka pushtetin dhe përgjegjësinë për të ndryshuar historinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here