Megjithëse ka pasur një agjendë tejet të ngjeshur gjatë ditës, presidenti amerikan Barack Obama ka gjetur kohë të marrë pjesë edhe në një intervistë të ABC-së, bashkë me Michellen.

Është vit i zgjedhjeve? Po e dinin të gjithë. Por Zonja e Parë e SHBA-së ka gjetur kohë të flasë për personalitetin e Obamës, për marrëdhëniet e tyre si çift.

Kur është lutur nga prezantuesja Barbara Walters ta përshkruajë Obamën me pak fjalë, Michelle është përgjigjur:

“Ai është shumë i dashur. Është shumë i dhënë pas shumë gjërave që kanë të bëjnë kryesisht me familjen. Ai është shumë i hapur. Di të të bëjë të qeshësh. Edhe unë faktikisht di. E kuptojmë shumë mirë njëri tjetrin”, ka thënë Michelle.

Edhe presidenti Obama, ka folur pak për fushatën e më shumë për raportet me gruan e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here