Amerikania 39-vjeçare është krenare me atë që e krijoi personazhin e saj seksi, Dita Von Teese-n. Nga biondja natyrale është shndërruar në zeshkane, adhuruesen e retro artit dhe kështu e pushtoi botën e burleskës.

Pikërisht asaj i atribuohet popullariteti i madh i burleskës kohën e fundit, ndërsa ky yll nuk turpërohet nga puna e saj.

“Shumica e valltareve të burleskave do të thonë se nuk janë striptizeta, por nuk pajtohem me këtë. Nuk e di pse termi ‘striptizetë’ është etiketuar si ‘i keq’! Asnjë punë nuk është perfekte, por iu bëj me dije adhuruesve të mi se kjo punë nuk është vetëm glamur dhe luks”, konsideron Dita.

“Nuk e di pse ajo që e bëj është ndryshe nga puna e një aktore tjetër. Ato ulen dhe e tregojnë çmimin për shfaqjen e gjinjve, prapanicës dhe zhveshjes të tyre. Pse atëherë kjo është ndryshe nga puna e tyre?”, iu kundërpërgjigj ajo kritikëve të saj.

Paraqitjet e saj sot shiten me të madhe nëpër tërë botën, e publikoi librin “Burlesque and the Art of the Teese”, realizoi kampanjën për gjimbajtëse “Wonderbra” si dhe e startoi linjën e saj të rrobave të brendshme dhe njëherësh ka qenë edhe imazh i “Cointreau-s”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here