Nuk po pëlqehet kënga Enedes në EurosongEneda Tarifa do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2016, pasi që u shpall fituese në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën “Përrallë.

Këngëtarja shqiptare ka realizuar edhe klipin e këngës në gjuhën angleze me titull “Fairytale”.

Por, duket se kënga nuk po pritet shumë mirë nga ana e fansave. Vetëm 24 orë pas publikimit, ajo ka grumbulluar 96 mijë klikime, transmeton Telegrafi.

Madje, deri më tani në kanalin zyrtar të festivalit në YouTube ka marrë 1816 pëlqime, kundrejt 2258 ‘Dislike’.

Kujtojmë se festivali evropian i muzikës do të mbahet në Stokholm të Suedisë dhe zhvillohet në datat 10, 12 dhe finalja më 14 maj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here