Tom Cruise duket sikur nuk është plakur aspak, edhe pse pas dy muajsh mbush 50 vjet.

Shpjegimi më i mirë për këtë dukje është “operacioni plastik”, mirëpo aktori ka demantuar çdo spekulim që thotë se ai i është nënshtruar kirurgjisë plastike.

Ylli i “Mission Impossible” madje ka thënë se edhe në të ardhmen kurrë nuk do të bëjë intervenime estetike.

Në një intervistë për Playboy, i pyetur nëse i është nënshtruar ndonjëherë operacionit plastik, Cruise është përgjigjur: “Jo dhe asnjëherë nuk do ta bëj”.

Ndërsa shpjegimi i tij se si e ruan dukjen që ka, ishte: “Sinqerisht, nuk e kam idenë. Punoj. Gjithmonë jam me familjen. Ushtroj, rrallë fle, sforcohem”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here