Për pak të harronim se Christina Aguilera është në lidhje dashurie me Matt Rurler.

Vajza ka qenë shumë e zënë duke u marrë me albumin e saj dhe duke e promovuar sezonën e re të “The Voice” prandaj ka mbetur në hije jeta e saj dashurore.
Tani dalin thashethemet se nëna e djalit 4 vjeçar, Max të cilin e ka me ish bashkëshortin Jordan Bratman është në pragë të fejesës.

Por ka një problem, Rutler nuk ka para të mjaftueshme për ti blerë Christina-s unazën e fejesës që ajo e meriton dhe fansat e saj e dinë se ajo nuk kënaqet me pak.

Por prapë nuk ka asgjë për tu frikësuar, ajo e ka zgjidhjen!

“Christina çmendet pas tij dhe thotë se nuk i intereson nëse ai ka mundësi ti blej unazë apo jo. Por Matt është shumë kundër kësaj, ai tashmë urren faktin se ajo i paguan të gjitha shpenzimet atij”, tha një burim.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që një yll i ekranit e blenë vetë unazën e fejesës. Nëse nuk keni harruar një gjë të tillë kishte bërë Britney Spears kur u fejua me Kevin Federline.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here