Linda Halimi është njëra prej shumë artisteve që për çdo të re në jetën e saj personale dhe profesionale njofton në rrjetet sociale.

Ka qenë vetë ajo që ka publikuar fotot e fejesës së saj me Big D-në muajë më parë. Kohën e fundit qarkullonin thashetheme të cilat thonin se Linda dhe Big D i kanë dhënë fund beqarisë së tyre.

Kjo gjë nuk është konfirmuar e as mohuar zyrtarisht nga asnjëri prej tyre. Ata madje u kujdesën që as edhe një foto të mos publikohet si fakt për atë që të gjithë dyshonin.

Arsyeja për këtë është se Linda ka vendos që jetën e saj private ta mbajë për vete dhe larg syrit mediatik.
Disa minuta më parë këngëtarja shprehi “mllefin” e saj në mënyrë të veqantë me gazetarët, të cilën sipa saj, në një farë mënyre kanë fut hundët edhe aty ku sju takon.
Në postimin e saj thuhej:

“Pse të pohoj, pse të mohoj? Pse kam nevojë t’i jap dikujt detajet e jetës tepër personale time? Shumë herë kam dhënë detaje më shume seç duhet rreth jetës sime dhe gazetarët kanë marr advantazh nga kjo kurse mua s’më ka shërbyer një gjë e tillë. Kështu që pse të merrem me shpjegime kur jam tepër e zënë duke shijuar ditët më të bukura të jetës sime?

Nuk kam nevojë të shfrytëzoj jetën time personale për të fituar famë, atë e kam tashmë, dhe famën që kam do ta shfrytëzoj me këngë të bukura që do mundohem të sjell dhe jo me privatesitë e mia. Kjo ishte pergjigjja ime dhe shpjegimi im i fundit, rreth jetës sime private, për të gjithë kuriozët. faleminderit”.
Duhet thënë që kjo është një gjë që lehtë realizohet, vetëm shpresojmë që këngëtarja të mos i bie pishman

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here