Lady Gaga ka thënë se Papa është shumë i parëndësishëm, sidomos kur jep mendimet e tij kundër martesave ndërmjet gjinive të njëjta.

Me këtë koment, Gaga ka “shpërthyer”, pasiqë Papa Bendikti XVI ka thënë se martesa dhe familja janë një institucion që duhet të kenë më shumë promovim nëpër botë.

Por Lady Gaga ka një përgjigje për Papën.

Ajo ka thënë:

“Mendoj se martesat ndërmjet gjinive të njëjta kanë ndodhur dhe do të ndodhin. Ne nuk jemi shumë njerëzor nëse nuk i lejojmë të tjerët ta bëjnë këtë”.

Lady Gaga ka shkuar edhe më tutje duke thënë se njerëzve nuk u intereson çka thotë Papa.

“Çka mendon Papa për këtë gjë, mendoj se nuk ka rëndësi për botën. Ndoshta kjo vlenë për ata njerëz që kanë dëshirë ta ndjekin Papën dhe predikimiet e tij, por kjo nuk është e njëjtë”, ka thënë ajo

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here