Christina Aguilera ka thënë se ajo bënë muzikë për vete dhe nuk i intereson fare nëse albumi i saj do të jetë një “bombë komerciale”.
Aguilera ka thënë se e di që ka njerëz që i dëgjojnë këngët e saj dhe ata sipas saj janë njerëz tejet të veçantë.
“Gjithmonë ec sipas parimeve të mia që kam si person por edhe si artist.Unë dua të bëjë muzikë e cila iu flet njerëzve që janë mësuar të dëgjojnë këngët e mia dhe janë rritur me këngët e mia”, ka thënë Aguilera.