Në një univers po aq të pafund sa edhe misteret e tij, për shekuj të tërë ka ekzistuar një forcë e vendosur për të mbajtur ligj dhe paqe.

Ata janë ushtria e Fenerëve të Gjelbër. Por, kur një armik i ri kërcënon të shkatërrojë gjithçka, fati i universit do të mbetet në duart e rekrutit më të ri: një pilot i ushtrisë amerikane, i cili me anë të një unaze kthehet në një super-hero me fuqi të mbinatyrshme…

Ky është filmi që producentëve të tij u kushtoj hiç më pak se 150 milionë dollarë për t’u bërë, për një produksion që bazohet në një libër dhe hero komik të vitit 1940.

E tëra fillon me krijesa të rrezikshme, që në këtë film paraqiten interesante. Ato ndryshe quhen “Rojet e universit”, përderisa aftësitë e tyre janë të shumënduarnduershme dhe prekin tema të ndryshme, madje edhe rolin dhe pozitën e kryeministrit izraelit.

Ndoshta i vetmi gabim që është bërë në këtë film është se karakteri është i gjelbër, përderisa në atë kohë, pra në krijimin e tij ishte i artë dhe i ngjasonte .

Një film me një hero të këtillë ishte bërë edhe në vitin 1959 dhe karakteri kishte ngjyrën e argjendtë.

Megjithatë, filmi është edhe cinik në rrëfimin e tij; në rrëfimin së si një herë fluturon për të parë gjendjen pas përfundimit të luftës në Vietnam. Pavarësisht se kishte një sukses në ShBA, prapë filmi nuk ka arritur të ketë efektin e filmave të njohur me heronj komikë si; “Batman” apo “Superman”.

“Green Lantern” mund të shikohet pa përcjelljen e prindërve mbi moshën 13 vjeçare.

GREEN LANTERN

Regjia: Martin Campbell; skenar: Greg Berlanti, Michael Green, Marc Guggenheim dhe Michael Goldenberg, bazuar në tregimin e Berlanti, Green de Guggenheim si dhe karakteret e DC Comics; drejtor i fotografisë: Dion Beebe; montazha: Stuart Baird; muzika: James Newton Howard; dizajner: Grant Major; kostumografia: Ngila Dickson; producentë: Donald De Line dhe Berlanti; Distributor: Warner Brothers Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë e 54 minuta.

Aktorë: Ryan Reynolds (Hal Jordan/Green Lantern), Blake Lively (Carol Ferris), Peter Sarsgaard (Hector Hammond), Mark Strong (Sinestro), Tim Robbins (Hammond), Jay O. Sanders (Carl Ferris), Taika Waititi (Tom Kalmaku) dhe Angela Bassett (Doctor Waller).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here