Adoleshentja Paris Jackson, vajza e të ndjerit, mbretit të popit, Michael Jackson, në llogarinë e saj në “Twitter” ka postuar një fotografi me një djalosh të panjohur.

Poshtë fotografisë ajo ka shkruar, “Hamshori im fisnik.”

Paris Jackson të dielën është fotografuar me të dashurin e saj, në të cilën foto është duke vizituar një qendër tregtare në Kaliforni. Ajo kohët e fundit foli edhe për rritjen e saj.

“Unë e dua babanë tim, jam krenare që jam vajza e tij. Megjithatë, unë dua të dëshmoj se jam e talentuar dhe mund t’ia dal mban nëse e provoj këtë. Unë dua të ndërtoj karrierën time dhe nuk dua që emri im të lidhet vetëm me titullin e vajzës së Michael Jacksonit”.

Katërmbëdhjetëvjeçarja Paris kohë më parë ka aktruar në filmin “Lundon’s Bridge And the Three Keys”. Por, askush në familje nuk është duke e mbështetur për t’u bërë aktore, përveç tezes LaToya. Mund të supozojmë se arsyeja e mosmbështetjes së Parisit është edhe fakti se i ndjeri Jackson, para se të vdiste i kishte thënë 14-vjeçares se ai “kur ka qenë i ri nuk ka pasur fëmijëri të vërtetë dhe se dëshiron që ata të kenë një fëmijëri të shëndoshë dhe normale”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here