Ish-aktorja e serialit “Friends”, Lisa Kudrow, thotë se nuk do të ketë film të bazuar në serialin e famshëm.

Kudrow, e cila ka luajtur rolin e Phoebe Buffay në hit-serialin televiziv, është e bindur se “Friends” nuk do të ndjekë hapat e “Sex and the City” për t’u shndërruar në film.

“’Sex and the City’ ishte thuajse filmik… Ishte një serial me një kamerë, që ishte sikur një gjysmë filmi që shfaqej çdo javë”.

“Seriali ynë ishte me shumë kamera dhe para publikut. Secilën herë që janë bërë versionet e filmave të këtillë, kanë rezultuar në një formë satirike”, është shprehur aktorja për Associated Press.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here