Eminem, i cili u përballë me betejën e drogës ka falenderuar fansat e tij në një koncert në New York për ndihmën që ata i kanë dhënë gjatë ditëve të vështira.

39 vjeçari tha “Nuk do të mund të largohesha nga ato vendet e errëta pa juve”. Menjëherë pas këtij falenderimi Eminem këndoi hitin e tij “Not Afraid” dhe tha se kjo këngë është e dedikuar për të gjithë që kanë pasur këso lloj problemesh.

Varësia dhe të gjitha problemet e Eminem-it janë të detajuara në albumin e tij të vitit 2010, “Recovery”. Ai album ka qenë albumi më i shitur i vitit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here