Duket se ftesat për dasmën më të pritur të vitit mes çiftit më të përfolur hollywood-an, Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë mundësi të mos dërgohet fare, madje as për familjarët e afërt.

Këtë e ka konfiruar Martin Poucher, kushëri i Jolie-t, i cili tha se familja e tij as që po pret një gjë të tillë.

Deri më tani informacionet që kanë arrit të sigurojnë mediat janë shumë të pakta, por besohet se dasma e tyre do të bëhet në Francë me vetëm 20 të ftuar, 6 prej të cilëve janë fëmijët e tyre.

Një burim i afërt me çiftin tha se Angelina nuk po interesohet aspak për dasmën. është Brad ai që po mundohet për gjithçka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here