Mihajlo Razhnatoviq, njëri nga djemtë e Zhelko Razhnatoviqit – Arkanit, ofron një shumë të konsiderueshme për vrasjen e Cecës.

Ai ka postuar një status në faqen e tij në “Facebook”, në të cilën del me thirrjen vrastare, duke ftuar të interesuarit që mund ta eliminojnë njerkën e tij Svetllana “Ceca” Razhnatoviq, shkruan “Blic.rs”.

Statuti i Mihajlos është postuar dje në “Facebook”, por është fshirë disa momente më vonë.

Sipas statusit, djali i Arkanit ka ofruar 4 milionë euro për vrasësin e Cecës, plus dy milionë shtesë për atë që e sjell gjysmëvëllanë e tij, Vojinin, nga Amerika në Serbi, për t’i hapur varrin njerkës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here