Christina Aguilera ka gjetur mënyrën për të rritur shitjet e albumit të saj të ri.
Këngëtarja ka vendosur të pozojë nudo për kopertinën e ‘Lotus’ dhe foton e ka postuar në Twitter ditën e premte.
Vetëm flokët mbulojnë gjoksin e 31-vjeçares në një pamje që duket se është frymëzuar nga piktura e Boticelli-t e vitit 1486, me titull Lindja e Venusit.