Seti i saj fotografik, kishte ngjallur shumë debate kur në kopertinën e një revistë indiane, ajo ishte shfaqur nudo.

Aktorja dhe modelja pakistaneze Venna Malik, është zhdukur nga Mumbai, vendi ku ajo po xhironte një film.

Sipas mediave indiane dhe pakistaneze, aktorja seksi nuk është mundur më të kontaktohet as nëpermjet telefonit të saj. Kështu ka konfirmuar agjenti i saj Pratik Mehta. Sipas asaj që shkruhet në Times of India, Malik i kishte thënë një regjizori, se ‘‘kishte shumë probleme’’.

Ai më pas shton, se ’’ajo ka lënë vendin e xhirimeve në mengjes, për të shkuar në shtëpi dhe mbasdite me ka dërguar një sms ku kërkonte falje që s\’mund të paraqitej, pasi nuk ishtë në gjendje për të vazhduar xhirimet, sepse është shumë e stresuar’’ – shpjegon Hemnat Madhukar, që po xhironte me të filmin, ‘‘Mumbai 125 kilometers’’.

Artistja ishte shfaqur nudo në dhjetor në kopertinën e një reviste vetëm për burra. Malik kishte akuzuar revistën FHM India që i kishte ‘trukuar’ një foto dhe kishte kërkuar një shumë parash për këtë gjë.

Por botuesit e revistës e kanë mohuar këtë fakt dhe kanë denoncuar aktoren. Fotoja nudo e aktores seksi ka ngjallur protesta të grupeve fondamentaliste pakistaneze dhe të familjes së saj. (da.xha/BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here