NRG Band së shpejti me këngë të reGrupi i njohur NRG Band ka kohë që nuk po flasin rreth ndojë prurje të re.Por ata nuk po rrinë duarkryq dhe shumë shpejt për publikun e tyre do të sjellin këngën më të re, të cilën janë duke e punuar me djemt e produksionit Massive.

Këtë e ka treguar vetë Nurteel në një bisedë për RTV Dukagjinin. Ndër të tjera Nurteel ka thënë se ai dhe bashkëpunëtori i tij Granit Gashi janë duke punuar edhe në shumë këngë të tjera me emra të njohur të skenës.

Nurteel nuk ka preferuar të jap shumë detaje rreth punës që po bën me artistët tanë, duke paralajmëruar se shumë këngë të bukura do të publikohen në vazhdim nga studio e tyre.

Një nga këto projekte tashmë është publikuar dhe po pritet mjaft mirë nga publiku. Bëhet fjalë për këngën “Sa t’kom dasht” nga Nora Istrefi, e cila u publikua mbrëmë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here