Grupi muzikor NRG Band, disa javë pas publikimit të videoklipit të këngës me titull “Qa po bojm na sonte”, ka bërë te ditur se akoma është duke u punuar me këtë melodi.

Kjo këngë, së shpejti do të mund të dëgjohet edhe në versionin anglisht, në të cilin janë duke punuar djemtë e grupit, ka bërë të ditur nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetin social Facebook, vokalitsti Besnik Qaka.

Përveç kësaj, ky grup gjatë këtij muaji do të publikojë edhe një tjetër videoklip, për një kënge të njohur shqipe, në version të përpunuar.
“ Kësaj radhe është një këngë e ripërpunuar , nga një melodi e vjetër qytetare. Besoj se e dinë të gjithë këtë këngë e sidomos gjenerata e vjetër. Nuk do e zbuloi se cila këngë është”, ka konfirmuar Qaka në një intervistë të dhënë kohë më parë për Indeksonline.

Përveç angazhimeve muzikore, vokalisti i grupit NRG Band, është përfshirë në një proces gjyqësor, pas një akuze të ngritur për gjoja keqperdorim seksual të një të miture. Ai është deklaruar i pafajshëm dhe ka shprehur besimin se këtë do e dëshmojë edhe gjykata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here