Një nga këngët shqiptare e cila i ka kaluar të gjitha limitet e suksesit pa dyshim që quhet “Rina Rina”.
Kënga e grupit atraktiv “NRG BAND” mësuam se do të jetë konkurrentë në ndarjet e çmimeve në “Balkan Music”, madje flitet se do të jetë kënga e përzgjedhur nga organizatorët e këtij evenimenti ballkanik, ku ndoshta mund të jetë kjo këngë që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës.
Ky eveniment do të mbahet nga mesi i këtij muaji dhe urojmë që djemtë të kthehen me trofe. Ndërsa artistët shqiptarë që e kanë provuar këtë konkurs evropian janë Flori Mumajesi, Elvana Gjata, Aurela Gaçe dhe Aureli.