Plot 1500 euro ka futur në xhep këngëtarja Nora Istrefi për një koncert që nuk ka zgjatur vetëm disa minuta në “Flux”, një prej diskotekave më të mëdha në Tiranë.

Plot 500 vetë kanë qenë pjesëmarrësit gjatë koncertit të saj, të cilët u dyndën për të ndjekur performancën e këngëtares.

Plot tre orë kanë pritur fansat derisa Nora doli në skenë, por pas të gjitha posterave e një pjesëmarrjeje rekord që u dyndën në “Flux”, Nora nuk ka denjuar të këndojë më shumë se disa këngë nga repertori i saj.

Mësohet se faji për një minutazh kaq të limituar të koncertit është i karakterit të këngëve të albumit të saj, të cilat në pjesën më të madhe të rasteve janë bashkëpunime siç janë për shembull bashkëpunimet me këngëtarët Ermal Fejzullahu, Mc Kresha, Xhero etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here