Shpesh fytyrat publike përjetojnë momente të pakëndëshme gjatë udhëtimeve apo qëndrimeve në vende të caktuara dhe e gjithë kjo vetëm pse janë fytyra të cilat shihen në ekran ndërsa në anën tjetër fansat e çmendur mundohen t’ju afrohen dhe t’i bëjnë për vete ata.

Duke mos dashur të ndodhë dhe më e keqja, ata duhet doemos të gjejnë mënyrën që të përballen me fansat, kanë zgjedhur të bëhen njerëz publik dhe duhet të paguajnë çmimin për të, qoftë pozitiv apo negativ.

Një rast i ngjajshëm kohës fundit i ka ndodhur dhe këngëtares Nora Istrefi, e cila nuk ka dashur që e gjithë ngjarja të vërshojë mediat, ndërkohë “Mat” mëson këtë ngjarja nga të afërmit e këngëtares. Por, të fillojmë me rradhë dhe të sqarojmë çfarë më saktësisht i ka ndodhur Norës.

Këngëtarja është shumë e njohur në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që jetojnë shqiptarët dhe është një ndër femrat më joshëse për botën mashkullore, por për fat të keq është e fejuar!!! Duke pasur gjithë këtë popullaritet, Nora nuk ka menduar se mund t’i ndodhë kjo e papritur.

Një mëngjes të hershëm në derën e apartamentit së saj troket një i panjohur i cili paraqitet si fans, i cili kishte mësuar adresën e këngëtares në Prishtinë dhe kishte gjetur numrin e celularit në të cilin gjithmonë paraqitej e ëma Syzana (si menaxhere e Norës).

Aty e ëma e Norës pranon disa lule si dhuratë për të bijën, duke menduar se kjo ngjarje do mbarojë me kaq, pasi atë ditë Nora nuk ka qenë në banese pasi kishte pasur disa koncerte jashtë vendit. Nuk kalojnë disa ditë në derë troket i njejti person me iniciale F.B. duke kërkuar të takohet me Nora Istrefin.

Edhe pasi i bëjnë me dije se Nora është e zënë dhe nuk mund të takohet me të, duke i dhënë mundësinë që në ndonjë nga koncertet e rradhës ai mund të takojë, të bisedojë dhe të fotografohet me Norën, insistimi i tij ka qenë aq i madh sa që është dashur të kërcënohet që të largohet nga dera e apartamentit. Duke menduar që e gjithë kjo histori mer fund, përsëri shfaqet personi i njejtë por këtë rradhë në një ndenjë në një lokal të Prishtinës ku Nora ka qenë e shoqëruar me Robertin, i cili pak a shumë kishte qenë në dijeni për rastin.

Për të ikur ndonjë incident të mundëshëm, këngëtarja pas disa çastesh largohet nga lokali duke marë me vete edhe Robertin. Tashmë kishte filluar ndjekja në çdo paraqitje nga ky person, ndërsa Nora akoma nuk e kishte marë si serioze gjendjen pasi mendonte se e gjitha do kalojë në qetësi dhe “fansi i çmendur” do të qetësohet.

Pas disa jave, F.B vazhdon dërgimin e mesazheve në celular duke kërkuar doemos takimin me Norën të cilin i’a pamundësonte e ëma Syzana, për të ikur ndonjë fatkeqësi, pasi ky fans ishte çmendurisht i dashuruar në Norën.

Në të gjitha tentimet e tij, e ëma e Norës gjente ndonjë shkas, derisa në anën tjetër ai vetëm tërbohej. Siç tregojnë disa të afërm të saj, këngëtarja nuk dëshironte të lajmërojë policinë pasi më vonë e gjithë ngjarja do shpallej në media dhe do bënte jehonë të madhe.

Nora ishte në panikë, nuk dinte se si të veprojë sepse mendonte që ngjarjen mos t’a paraqesë në polici për shkak se më vonë do dilte dhe në publik”, theksojnë disa të afërm të këngëtares të cilët dëshiruan të mbesin anonim.

“A thua i ndodh dikujt tjetër çfarë po më ndodh mua, nuk mundem të besoj sepse nuk e kam pritur”, kështu mësohet të ketë thënë këngëtarja gjatë një bisede familjare. I njejti pas ca kohe vazhdon me metoda të tjera që të bind këngëtaren se e don, por dashuria e tij kalon në extrem duke frikësuar Norën.

Torturimi dhe maltretimi” ndaj këngëtares vazhdon akoma dhe më tej duke kaluar kështu në internet. Personi F.B vendos të hap disa profile e grupe në të cilën shkruante keq për këngëtaren duke e keqpërdorur imazhin e saj, pasi që tek ne akoma nuk ekziston ndonjë ligj që do të aktivizohej në momentin që keqpërdoret emri apo imazhi i dikujt.

Përveç hapjes së grupeve të ndryshme, personi në fjalë vazhdon të shfryejë urrejtjen ndaj saj duke komentuar nga më të ndryshmet. Për momentin gjendja është normalizuar dhe “fansi maniak” nuk paraqitet.. Urojmë që këto ngjarje të pazakonta mos u ndodhin të tjerëve!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here