Ka kohë që nuk është shfaqur në ekrane me ndonjë projekt të ri, që nga lançimi i klipit “Nora nuk o njësoj”, këngë ku ajo injoronte disa persona që i kishin shpallur “luftë” nëpër rrjetet sociale.

Norën e kanë akuzuar se nuk është unike në stilin e saj dhe se është në dëm të saj shfaqja në publik me veshje dhe imazhe të huazuara nga këngëtaret e njohura botërore, duke ditur se Nora ka përfunduar studimet edhe për design mode.

Si duket, këtë “luftë” këngëtarja e ka fituar, pasi grupi i popullarizuar në Facebook kundër saj është mbyllur dhe për këtë janë përkujdesur motrat e Norës, si dhe disa mikesha të saj.

E kam parë grupin, por në qoftë se ngjyrat kanë qëlluar të jenë të njëjta, unë nuk do ta quaja kopje, sepse nuk mund të dalim jashtë atyre ngjyrave që pëlqehen më tepër. Unë sigurisht që nuk mund të shpik diçka të re, kurse sa i përket modeleve, po t’i shikoni me kujdes, kuptohet që nuk kanë ngjashmëri me njëra- tjetrën”, – ka komentuar këngëtarja, gjatë një interviste të saj për propagandën që bëhej në Facebook.

E pyetur gjithashtu mbi lidhjen e saj, Nora është shprehur: “Mendoj se fakti që merremi të dy me muzikë, na ka ndihmuar dhe favorizuar në lidhjen tonë, se kështu ia dimë problemet dhe ritmin punës, ndaj tolerojmë dhe mirëkuptojmë njëri-tjetrin. Ne punojmë në të njëjtin ambient.

Ka qëlluar që jemi takuar në koncerte, në pube etj. Kështu lindi një miqësi dhe për disa kohë dolëm si miq. Pastaj u pëlqyem dhe kështu filluam të shiheshim me tepër sesa si miq”. Këto ditë këngëtarja është shfaqur përsëri me disa foto të reja, në të cilat shihet shumë më ndryshe se çka ka qenë më herët.

Format e saj trupore janë për t’u lakmuar, pasi me peshën ka pasur pak problem, ndërsa look-u i saj duket shumë më ndryshe. Ndoshta kështu do të paraqitet këngëtarja në projektin e radhës, të cilin është duke e punuar. Se çfarë ka e ndryshuar Norën nuk dihet, por dyshimet tek ne nuk kanë të ndalur dhe së shpejti pritet të mësojmë diçka më shumë./PanoramaPlus/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here