Këngëtarja Nora Istrefi, ka pohuar se shpenzon mjaftë shumë në veshje, ajo ka thënë se preferon që në skenë të duket sa më bukur dhe të tërheqë vëmendjen e publikut, andaj nuk kursen.

“Veshjes skenike i kushtoj mjaftë rëndësi, madje kur është në pyetje ndonjë veshje e bukur nuk kursej fare. Veshjet skenike dëshiroj t’i kem sa më seksuale, të veçanta”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Nora gjithashtu ka thënë se në Kosovë ka disa kreatorë të mirë, prej të cilëve ajo furnizohet kryesisht për veshje skenike. Ndërsa me veshjet e përditshmërisë furnizohet më shumë jashtë vendit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here