Veshjet e plazhit të tipit trikini (të lidhura mes pjesës së poshtme dhe të sipërme) kaq qenë shumë në trend këtë verë, tendencë së cilës nuk mund t’i shpëtonte as Nora e hitit “As ni zo”.

Na vjen keq që nuk e zbatojmë dot këtë slogan (as ni zo) kësaj radhe, pasi kemi parë që këngëtarja të njëjtat trikini që përdor nëpër koncerte, i vesh edhe për të bërë plazh.Fotot që dëshmojnë këtë gjë ajo madje i ka postuar me dëshirën e saj në profilin e vet në Facebook.

Sikurse mund ta shihni, gjatë pushimeve të saj në Antalya të Turqisë, ku Nora ka shijuar jo vetëm bregdetin, por edhe shoqërinë e këndshme të mikeshave të saj, këngëtarja shihet me trikini të verdha, që duket se i preferon shumë.

Aq shumë i preferon saqë edhe në koncerte i mban veshur, si në këtë foton e pak kohëve më parë, ku ajo ishte ftuar të performonte në Kosovë dhe ne Velipoje.Të paktën kështu këngëtarja seksi e “As ni zo” nuk shpenzon shumë për veshjet, pasi i përdor për shumë raste!/Gazeta Standard/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here