Nora një natë me GetinNora Istrefi ka kryer disa javë më parë një udhëtim të fshehtë drejt Tiranës për të qëndruar në krahët e këngëtarit Getoar Selimi.

Getoari, ose si e thërasin miqtë për shkurt, Geti, pjesëtari I grupit “Tingulli Tren’t”, njëkohësisht edhe krijues këngësh, ka qenë zjarri I parë I Nora Istrefit. Ai madje ka qenë edhe njeriu që I dhuroi më pas suksesin.

Ndarja e tyre u shkaktua pak vite më parë nga thashethemet e shumta për një histori të mundshme të Getoarit me këngëtaren Elvana Gjata.

Gjithnjë ka mbetur në kuadrin e thashethemit një lidhje midis Getoarit dhe Elvanës, por dihet me siguri se ndarja me Norën ka ndodhur për motive xhelozie ndaj Elvanës.

Që në atë kohë, fansat e këngëtarëve respektivë nuk dëgjuan më asgjë të thuhej apo të shkruhej për ta. Madje Nora, më tepër se një vit më parë është treguar e vendosur të mos e zërë fare me gojë Getoarin në një intervistë të gjatë në një emission në Tiranë.

Drejtuesi madje ka këmbëngulur përgjatë gjithë intervistës, por ajo nuk ka pranuar as të pohojë e as të mohojë asgjë duke anashkaluar çdo pyetje me një “No Comment”. Nora Istrefi tash më e fejuar, është parë në lokalin “Pink” në Tiranë në shoqërinë e Getoarit. Por duhet theksuar se bashkë me të ka qenë edhe e motra dhe një grup miqsh.

Sa është e vërtetë se ky takim ka qenë me dijeninë e të fejuarve respektivë të du ish-të dashurve, këtë nuk e dimë. (Nora është e fejuar me Robertin, menaxherin e saj, dhe Geti ka një të fejuar në Prishtinë, që quhet Hana).

Të pranishmit atë natë në pub shprehen se edhe pse ka kaluar mesnata, ata pini alkool dhe dëfreheshin nën muzikën që servirte lokali, ndër të cilat edhe këngët e artistëve. Gjithsesi…le ta pranojmë… takime të tilla janë gjithnjë ndjellëse.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here