Me fillimin e vjeshtës, shumica e këngëtarëve që kanë qenë të angazhuar “deri në fyt” me koncertet verore, i lejojnë vetes luksin e pushimeve, edhe pse larg plazhit.

Me xhepin e mbushur plot, shumë prej tyre kanë mundësi të vizitojnë destinacionet më të preferuara turistike, sikurse ka bërë së fundmi këngëtarja Gjyste Vulaj, e cila ka zgjedhur kryeqytetin më romantik të botës, Parisin, ku ka kaluar disa ditë të mrekullueshme.

Ndërkaq, këngëtarja Nora Istrefi ka vendosur për një destinacion paksa më të largët, pikërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke ecur në gjurmët e Genta Ismajlit dhe Bleona Qerretit, edhe Nora është fotografuar para yjeve në “Bulevardin e Famës” në Hollivud. Sikurse mund të paramendohet, fotografinë e parë ajo e ka bërë para yllit të Mbretit të Pop-it, Michael Jackson, të cilin me siguri e ka adhuruar, ndërkohë që foto të tjera ka realizuar edhe pranë simboleve të yjeve të tjerë, sikurse Nicole Kidman, e cila më parë ka vizituar edhe Kosovën.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarët shqiptarë fotografohen para yjeve në “Bulevardin e Famës” në Hollivud. Madje, Bleona Qerreti gati çdo ditë fotografohet me yje të skenës botërore, famën e së cilëve e ëndërron dhe po synon me ngulm që ta rrokë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here