Kënga “Dy shokë” të cilës i është realizuar edhe videoklipi do të sjell këngëtaren sensuale krejt ndryshe nga videoklipet e deritashme.

Kënga bashkë me tekst është punuar nga Florian Mumajesi, ndërsa videoklipi është punuar nga produksioni ‘Entermedia’ dhe xhirimet janë bërë nëpër disa lokacione në Prishtinë”, ka thëne Nora për të përditshmen “Zëri”.

Ende pa u publikuar videoklipi, në media kanë filluar të dalin fjalë që Nora në këtë projekt do të jetë më e zhveshur se zakonisht. Mirëpo, këngëtarja ka mohuar duke thënë se asgjë nuk do të jetë jashtë normales.

Do të kenë rastin edhe shikuesit që të shohin videoklipin dhe te vërejnë se asgjë nuk do të jetë vulgare. Është një videoklip i thjeshtë, por që ka disa detaje kompjuterike” ka sqaruar Nora.

1 Koment

  1. po veq shum edh e nuk ban mu lakuriqsu sepse kto kengetaret jan tranu nuk i vjen marre prej kurgja

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here