Nora Istrefi ka pohuar se jo vetëm që nuk ka kryer asgjë ndërhyrje kirurgjike për të rregulluar ndonjë tipar fizik të trupit të saj, por për më tepër është kundër plastikës, që sot aplikohet nga shumë personazhe publike.

“Nëse do të flisja për kohën e tanishme, atëherë jam kundër ndërhyrjeve kirurgjikale. Ndoshta në të ardhmen, në shfaqjen e rrudhave dhe me shenjat e plakjes, do të ndryshojë mendim”, ka thënë Nora për Standard.

Këngëtarja e hitit “Asni zo”, e fejuar prej disa vitesh me Robert Berishën, ka folur edhe për të ardhmen e saj në çift, duke thënë se dëshiron fëmijë dhe se e paramendon veten nënë të një fëmije, të paktën për momentin.

Ndërsa për ata që nuk mendojnë se një femër e tillë mund të merret me punë në shtëpi, Nora ka këtë përgjigje: “Unë i bëj të gjitha punët me qejf, veçse të gatuaj nuk më pëlqen”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here