Nora Istrefi në shumë raste etiketohet si këngëtare seksi, si këngëtarja me trupin më të mirë etj., duke mos dëgjuar të thuhet se këngëtarja me një zë të mirë.

Ka shumë këngëtare shqiptare, të cilat mund të mos shquhen për zërin apo performancën e tyre, por vëmendjen e fitojnë me pamjen e tyre apo me hiret trupore.

Një prej tyre mund të quhet edhe këngëtarja që po flasim. Sidoqoftë, nga fotot e publikuara në “Facebook”, Nora zbulon edhe sekretin e saj për të mbajtur trupin në një formë aq të mirë.

Kështu duket se Nora pëlqen të luajë tenis, një nga sportet që vërtet të mban trupin në formë dhe e tonifikon shumë atë. Por teksa është përmendur nëpër faqet e gazetave për ditë e pushimeve që ka kaluar me motrat dhe të fejuarin e saj, Robertin, vetë Nora nuk ka harruar fansat, për të cilët është kujdesur me foto “të nxehta”. Nora këtë verë publikoi këngën dhe klipin e ri, “Gangsa”, të cilin e ka punuar me bashkëpunëtorët e saj të vjetër, Bim Bimma dhe Zapp and Chriss, por askush nuk ka folur se sa po pëlqehet kjo kënge.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here