Nora Istrefi u takua me vajzën e Robertit? Këngëtarja Nora Istrefi po gjendet në qendër të një sage mediatike që kanë fokus jetën private të bashkëshortit të saj, Robert Berisha.

Ka bërë bujë lajmi se Roberti ka një vajzë jashtë martese, e cila quhet Aurona.

Por, imazhe të reja publikohen tash dhe sipas tyre, vërehet se edhe Nora është takuar me vajzën jashtë martese të Robertit, transmeton Telegrafi.

Nora Istrefi u takua me vajzën e Robertit?

Nuk dihet ende nëse Nora është takuar me dijeni apo pa dijeni se vajza në fjalë është vajza e Robert Berishës, tash burrit të Norës.

Megjithatë, ajo që dihet sipas burimeve të Telegrafit foto është realizuar pas një koncerti që këngëtarja ka mbajtur në Londër.

Nora ende ka heshtur rreth kësaj çështje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here