Nora istrefi, që aktualisht vlerësohet si një ndër këngëtaret më tërheqëse në skenën muzikore shqiptare, ka sjellë për fansat imazhe nga fëmijëria e saj.

Në faqen e saj në rrjetin social Facebook, ku ka afro 17 mijë fansa, Nora ka publikuar disa fotografi familjare të realizuara gjatë kohës kur ajo ka qenë e vogël.
Në to shihet Nora, një vogëlushe shumë e ëmbël, me pothuajse të njejtat tipare që ka sot.

Nuk mungojnë as fotografitë me prindërit e saj, nënën Suzana Mushkolaj, nga e cila Nora ka trashëguar pasionin për muzikën, si dhe babain e saj, tashmë të ndjerë.

Derisa këtë verë i kemi parë të tri motrat, Norën, Nitën dhe Erën, duke u argëtuar së bashku e duke festuar me shampanjë, Nora ka risjellë një çast të lumtur nga fëmijëria e tyre, kur për festë mjaftonte një ëmbëlsirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here