Këngëtarja e njohur kosovare, Nora Istrefi, këto ditë ka hedhur në qarkullim disa foto të reja, të cilat mbajnë nënshkrimin e fotografit të njohur, Fadil Berisha.

Pas një numri të madh këngëtaresh që kanë pozuar për Berishën, edhe Nora ka zgjedhur Fadilin për të pozuar gjatë ditëve kur këngëtarja ka qenë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne jemi mësuar me pamjen seksi të Norës, por këtë radhë vjen me një pamje me shumë ‘glamour’, ndërsa nuk ka ngurruar të reklamojë edhe tatto-n të cilën e ka realizuar në krahun e majtë, një pistoletë të vogël për të cilën e akuzuan se është duke kopjuar këngëtaren e njohur Rihanna, transmeton Zurnal.

Nora nuk e shihte të arsyeshme të jepte ndonjë sqarim mbi këtë çështje, por vazhdoi me agjendën e saj, ku njëri prej impenjimeve ishte dhe udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara për disa ditë pushime me të fejuarin e saj Robertin, si dhe disa mikesha të tjera.

Përveç shëtitjeve, këngëtarja këtë vizitë e ka shfrytëzuar për realizimin e fotove në studion e famshme të Fadilit, ndërsa këto imazhe ajo do t’i shfrytëzojë për kopertinat që do e zgjedhin Norën si imazh të faqes së parë për festat e fund vitit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here