E vërtetë apo thashetheme, kjo nuk mund të thuhet me siguri, por ka zëra që këngëtarja e talentuar kosovare të jetë përdoruese e lëndëve narkotike, transmeton gazeta Standard.

Nora Istrefi është përfolur edhe më herët sa i takon kësaj çështjeje, më konkretisht pas një periudhe shkëputjeje që ka pasur me të fejuarin Robert Berisha, por asnjëherë nuk ka pasur asgjë të konfirmuar, pasi kush është ai që konfirmon një lajm të tillë mbi të gjitha!

Këngëtarja, e cila, siç thuhet, do të bashkëpunojë me reperin shqiptar Stresi për këngën e tij më të re “Lamtumirë”, të paktën në publik ka pasur përherë një sjellje të përmbajtur, por kjo nuk tregon përherë atë që fshihet brenda një individi.

Ajo është shfaqur disa herë gati e dehur nëpër klube të ndryshme ku ka qenë e pranishme… Në fakt, nëse kjo është e vërtetë, me siguri këngëtares do t’i binte shumë popullariteti, duke konsideruar që ajo është një ndër personazhet me më shumë fansat në showbizin mbarëshqiptar.

Ne natyrisht do insistojmë të marrim një përgjigje nga vetë Nora në lidhje me këto zëra, duke uruar që kjo “histori” të mos jetë e vërtetë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here