Nora Istrefi pa përgjigje për spotinGjithçka mund të ndodhë! Këngëtarja Nora Istrefi, pasi ka kontraktuar një video-klip për një këngë të re me një produksion vendor dhe pasi ka bërë xhirimet, personi në fjalë është larguar nga Kosova dhe nuk është duke iu lajmëruar Norës në telefon.

Një burim i afër me këngëtaren ka thënë për Express Rozë se Nora ka kontraktuar spotin në një shumë për më shumë se 3000 euro, por personi, pasi ka kryer xhirimet, nuk është duke iu paraqitur Norës në telefon dhe duket se nuk është në Kosovë.

“Ai ka marrë paratë dhe nuk është duke iu lajmëruar Norës në telefon..

Këngëtarja dhe normalisht menaxherja e Norës, Suzana (që është edhe nëna e Norës) ndihen të shqetësuara për këtë gjë”, ka thënë ky burim.

Ndryshe, për Nora Istrefin është përfolur kohëve të fundit së ka prishur fejesën me Robertin, por kjo thashetheme ka rezultuar tërësisht e pasaktë për këngëtaren e hitit “Vetëm mua”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here