Nëse do të rrëfehej për një “mëkat”, Nora Istrefi e ka një emër: çokollata.

Këngëtarja seksi ka dashur së fundmi të reagojë për disa thashetheme në mediet rozë shqiptare dhe kosovare, sipas së cilave ajo është përdoruese e rregullt e lëndëve narkotike. Duke shkruar në Twitter, Nora është shprehur: “Nuk jam përdoruese e drogës, alkoolit, por ha shumë bukë dhe veçanërisht çokollata”.

Arsyetimi i saj është i drejtë, pasi tek e fundit të gjithë shqiptarët “vdesin” për bukën, ndërsa për çokollatat, më mirë mos pyesni… Megjithatë, pavarësisht justifikimit të saj, nuk do të thotë se ata që konsumojnë bukë dhe çokollatë, përjashtohen kategorikisht nga përdorimi i drogës!

Gjithsesi, sipas disa burimeve pranë këngëtares seksi, mësohet se Nora është indinjuar jashtëzakonisht shumë nga ky lajm, mesa duket i rremë, ndaj edhe mënyrën më të mirë për të reaguar e ka gjetur përmes rrjeteve sociale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here