E quajnë një nga këngëtaret më seksi në Kosovë, dhe në fakt është e vërtetë, pavarësisht se në programin e natës në “Top Kosova Radio”, na tha se do t’i pëlqente ta thërrisnin një këngëtare që këndon bukur.

Në këngën e re, Nora ka ardhur më ndryshe, donte dhe i sugjeruan që të ishte më ndryshe

Madje, dëgjuesit e ngacmuan nëse këtë këngë ia ka kushtuar Gentës, ajo tha nuk është e vërtetë dhe se jo vetëm atë, por të gjitha artistet i ka mike.

E pyetur nga prezantuesi se pse Nora nuk është si Çiljeta, ajo ka thënë sepse gjoksin nuk e ka si të saj.

Ndërsa për dasmë as nuk e ka në plan një herë, dhe Roberti i saj është një person që e kupton si artist dhe nuk e pengon në këto ndryshime që ajo mundohet të sjellë edhe me lukun e saj. Në këtë program të gjitha i tha, vetëm një gjë jo, se çfarë emri i ka vënë në telefonin e saj të dashurit, Robertit. M. GJ.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here