Nora Istrefi ka rrëfyer për lidhjen e saj me Robertin duke thënë se ata që të dy kanë shumë mirëkuptim për njërin-tjetrin.

“Mendoj se fati që merremi të dy me muzikë na ka ndihmuar dhe favorizuar në lidhjen tonë, se kështu ia dimë problemet dhe ritmin punës, ndaj tolerojmë dhe mirëkuptojmë njëri-tjetrin”, ka pohuar Nora gjatë një interviste për media, raporton gazeta “InfoPress”.

Nora ka treguar edhe se Robertit i pëlqen t’i bëjë shumë dhurata. “Sa herë kthehet nga diku, gjithmonë më blen diçka”, ka pohuar këngëtarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here