Ditët aktuale e kanë nxjerrë më shumë jashtë shtëpisë, duke u ekspozuar në rrezet e diellit, të fundit këto shumë të dashura për këngëtaren Nora Isterfi.

E teksa po e shijon diellin, Nora bën me dije se u është përkushtuar mjaft edhe angazhimeve muzikore.

“Këto ditë po e shijoj diellin. Po preferoj të dal më shumë jashtë e të ngrohem në rrezet e diellit. E sa i përket muzikës, gjithçka është duke shkuar mirë. Si zakonisht, vikendeve jemi të angazhuar më shumë në diasporë, ndërsa koncertet nëpër Kosovë fillojnë verës”, tregon Nora për InfoPress, ndërsa rrëfen përditshmërinë e saj, krahas angazhimeve muzikore.

“Jam në përgatitje rreth krijimeve të reja, por nuk mund të flas më shumë rreth tyre, pasi ende nuk janë të gatshme për lansim. Po mendoj që sa u përket lansimeve të reja, të dal në maj. Planifikoj të dal me më shumë ritëm”, thotë Nora.

Meqenëse fluturimet drejt diasporës janë shumë të shpeshta, Nora bën me dije se qëndrimi në qiell është relaks për të, ndonëse edhe vështirësitë janë të shumta.

Është vështirë që të udhëtosh aq shpesh. Mbetesh pa gjumë, por është punë dhe nuk ke çfarë të bësh. E shpesh ka javë kur edhe vetëm rrimë dhe për një moment nisin udhëtimet e shpeshta, kështu që është e vështirë. E sa u përket fluturimeve nuk kam frikë, përkundrazi relaksohem, fle ndonjëherë pushoj. Nuk e kam problem më pëlqen shumë”, shprehet këngëtarja.

Por, gjatësisë së flokëve ende është duke iu qëndruar besnike. Pëlqen flokët e gjata, të cilat tash për tash nuk e ka në plan t’i shkurtojë, por të luajë me ngjyra nuk e ka kursyer vetën asnjëherë.

“Do të ketë ndryshime sa i përket dukjes. Unë asnjëherë nuk kam qenë pro ndryshimeve drastike, të tilla nuk do të ketë as tash, por do të bëjë ndryshime të kohës, sezonit. Rreth flokëve kam bërë ndryshime, kam luajtur edhe me ngjyra. E sa u përket prerjes së flokëve, unë i pëlqej flokët e gjata, të gjithë e dinë”, ka përfunduar Nora. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here